Art&Argëtim

"Nuk kam qenë kurrë më mirë"/ Julia Fox beqare prej 2 vitesh, tregon se nuk ka kryer marrëdhënie seksuale me Kanye West gjatë lidhjes së tyre

Fox e cila ka qenë e martuar me Peter Artemiev, pranoi se nuk kishte kryer kurrë marrëdhënie seksuale me Kanye West pavarësisht se kanë qenë të lidhur për disa muaj bashkë.

13 Maj 2024, 18:14 Nga S.B
"Nuk kam qenë kurrë më mirë"/ Julia Fox beqare
Julia dhe Kanye

SHBA- Aktorja Julia Fox ka konfirmuar se ka dy vite e gjysmë që praktikon beqarinë (celibacy) dhe nuk ka kryer marrëdhënie seksuale. Rrëfimi i yllit të "Uncut Gems" dhe "Diamonds in the Rough" erdhi si përgjigje ndaj një reklame të postuar nga aplikacioni i takimeve Bumble, i cili thoshte "Betimi për beqari nuk është zgjidhja".

"2.5 vite beqari dhe kurrë nuk kam qenë më mirë të them të drejtën", shkroi në X Fox.

Fox e cila ka qenë e martuar me Peter Artemiev, pranoi se nuk kishte kryer kurrë marrëdhënie seksuale me Kanye West pavarësisht se kanë qenë të lidhur për disa muaj bashkë.

Këngëtari Craig David, një tjetër personazh i famshëm që ka hequr dorë nga seksi dhe praktikon beqarinë, ka pranuar se është shumë më kreativ.

Beqaria ose siç njihet Celibacy në anglisht, sipas Dictionary.com, përkufizohet si abstenim nga marrëdhëniet seksuale, abstenim me betim nga martesa ose gjendja e të qenit i pamartuar.

julia fox kanye west

Sondazh

Poll