Art&Argëtim

Sulme të dhunshme të përsëritura në New York, bie pre dhe plagoset aktori Steve Buscemi, dalin fotot e autorit

Policia tha se iu përgjigj një thirrjeje urgjente të mërkurën në lidhje me një 66-vjeçar që u godit me grusht në fytyrë.

13 Maj 2024, 16:37 Nga S.B
Sulme të dhunshme të përsëritura në New York, bie pre
Steve Buscemi

SHBA- Aktori amerikan Steve Buscemi u plagos në një sulm të rastësishëm nga një kalimtar në New York City. Aktori i ‘Boardwalk Empire’ dhe ‘Reservoir Dogs’ pati nevojë për trajtim spitalor pas një akti të rastësishëm dhune në Manhattan ku ai pësoi mavijosje në fytyrë dhe një sy të gjakosur.

Policia tha se iu përgjigj një thirrjeje urgjente të mërkurën në lidhje me një 66-vjeçar që u godit me grusht në fytyrë. Një përshkrim i të dyshuarit dhe fotografia e tij u publikuan nga policia.

Aktori u dërgua në spitalin Bellevue për trajtimin e mavijosjes, ënjtjes dhe gjakderdhjes në syrin e majtë. Kohët e fundit ka pasur raporte për sulme të rastësishme në qytet dhe qindra trupa të Gardës Kombëtare u vendosën në mars në metro për të adresuar incidentet e dhunës.

steve buscemi

Sondazh

Poll