Art&Argëtim

FOTO/ Partneri i Halle Berry bën urimin e pazakontë për partneren në Ditën e Nënës, fotoja merr një 'lum' kritikash

Nuk kanë munguar komentet edhe kundër aktores, e cila kohët e fundit pozon gjithnjë e më shumë e zhveshur. 

13 Maj 2024, 12:37 Nga S.B
FOTO/ Partneri i Halle Berry bën urimin e pazakontë për partneren
Halle Berry

SHBA- Partneri i aktores amerikane Halle Berry bëri bujë në Instagram së fundmi. Në Ditën Ndërkombëtare të Nënës, Van Hunt, i cili ka një marrëdhëie dashurie me aktoren hollivudiane vitet e fundit, ka postuar një foto të sajën në ballkon.

Në foto, Berry pozon e zhveshur me shpinë nga rruga. Hunt jo vetëm që zgjodhi të postonte foton, por ai nuk mbuloi as vendin intim të partneres së tij.

Në mbishkrim, Hunt shkroi: Gëzuar Ditën e Nënës nga thellësia e zemrës sime. Shhh, nuk duhej ta kisha postuar këtë! Por... këtë duhet ta pranosh!

Në komente, disa e lavdëruan atë për admirimin e tij ndaj Halle Berry. Por shumë reaguan, si për postimin e tij për Ditën e Nënës, ashtu edhe për faktin që ai nuk mbuloi të pasmet e zhveshura të Berry-t.

Nuk kanë munguar komentet edhe kundër aktores, e cila kohët e fundit pozon gjithnjë e më shumë e zhveshur. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by van hunt (@vanhunt)

halle berry shba

Sondazh

Poll