Art&Argëtim

Prej shtatë vitesh nuk prekte finalen, Ardit Gjebrea flet për kontributin e tij në kualifikimin e Gjeorgjisë në Eurovision: Për mua ishte sfidë...

Mësohet se kompozitori dhe moderatori Ardit Gjebrea ka qenë producenti artistik i këngës së përfaqësueses gjeorgjiane.

13 Maj 2024, 13:05 Nga S.B
Prej shtatë vitesh nuk prekte finalen, Ardit Gjebrea flet për
Ardit Gjebrea dhe Nutsa

SUEDI- Pavarësisht se Shqipëria nuk arriti as të kualifikohej në finalen e Eurovizionit, në fakt një shqiptar arriti ta kapte finalen. Mësohet se kompozitori dhe moderatori Ardit Gjebrea ka qenë producenti artistik i këngës së përfaqësueses gjeorgjiane.

Kënga “Firefighter” e këngëtares Nutsa, arriti të kapë finalen dhe në rezultatet përfundimtare zuri vendin e 21-të. Gjebrea nuk ishte i vetmi shqiptar që kontribuoi në realizimin e këngës.

Kompozitorja shqiptare Ada Satka ishte njëra prej tekstshkrueseve gjithashtu. Ardit Gjebrea bëri gjithashtu një deklaratë në mediat sociale në lidhje me rrugëtimin e tij në Eurovizionin e këtij viti.

Suksesi i dy shqiptarëve dhe zëri i mrekullueshëm i këngëtares bënë që Gjeorgjia të arrinte finalen pas shtatë vitesh.

Deklarata e plotë e Gjebreas:

"Mbrëmjen që përmes një telefonate, Nutsa më ftoi si producent artistik të projektit Eurovision 2024 për Gjeorgjinë, u entuziazmova, por edhe u mendova gjatë...

Gjeorgjia prej 7 vitesh nuk hynte në finalen e Eurosong dhe për mua ishte sfidë, por siguria ime ishte vetë Nutsa.

Detaje ka plot, madje dhe shumë të bukura, punë pafund, por e rëndësishme ishte që ky të ishte një projekt ndërkombëtar, ku Shqipëria të ishte zemra e Gjeorgjisë. Dhe në fakt, Natia Mshvenieradze - Kryetare e Delegacionit Gjeorgjian kështu më thotë: "Ardit, ti je zemra e skuadrës tonë!"

Në këtë projekt zbulova një kompozitore shqiptare të super talentuar Ada Satka, e cila jeton në USA dhe tashmë edhe në Shqipëri, dhe bashkë me mikun dhe bashkëpunëtorin e shumë artistëve shqiptarë Darko Dimitrov, u krijua kënga "Firefighter".

Miguel dhe Nick, dy Balerinë që kanë qënë në Kënga Magjike 2019, së bashku me Luigi, Andrea, Dlova dhe Dante, formuan ekipin koreografik me të cilin u punua për çdo detaj. Dhe qershia mbi tortë (meritë e Nutsës) ishte Drejtori Kreativ i skenës, Sagiv Karpel - i American Idol 2023. Dhe ja ku jemi sonte në natën Finale! Ja dolëm te jemi! Bëmë zgjedhjet e duhura, sepse kënga është projekt, i cili kurohet në çdo detaj, pa folur për punën aq profesionale të PR që bën Lasha Kapanadze. Jemi një skuadër me një artiste të jashtëzakonshme! E kush nuk dëshiron të fitojë një Festival?!

Por ajo që i thashë Nutsës mbrëmë pas provës së përgjithshme të Finales ishte: "Festivali për ty ka mbaruar, ti je ajo që të gjithë të duan për artisten dhe njeriun që je. Jam i sigurt që do të të ftojnë ngado, sidomos në aktivitetet e mëpasme të Eurosong. Gjurma që po lë, është e jashtëzakonshme dhe nga nesër, fillo të mendosh për gjurmët e reja.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ardit gjebrea (@arditgjebrea)

nutsa ardit gjebrea eurovision

Sondazh

Poll