Sport

E pabesueshme! Trajneri jep dorëheqjen në pjesën e pare, mjeku drejton ekipin drejt fitores në minutat e fundit...

Ndodhi në ndeshjen Real FC-Brasiliense, në divizionin e katërt brazilian

13 Maj 2024, 20:17 Nga DOSJA

E pabesueshme! Trajneri jep dorëheqjen në pjesën e pare, mjeku

BRAZIL - Mund të ishte një shaka... por me të vërtetë ka ndodhur. Brasiliense njoftoi këtë të dielë se trajneri Paulo Roberto Santos dha dorëheqjen në pjesën e parë të ndeshjes kundër Real FC, në një kohë kur rezultati ishte për kundërshtarin dhe trajneri nuk i pranoi kritikat e bëra nga presidenti i klubit për paraqitjen e dobët të skuadrës.

Ajo që ndodhi më pas është edhe më surreale: nisur nga situata e konfirmuar nga 'Globo Esporte', mjeku i Brasiliense mori komandën teknike të skuadrës në pjesën e dytë dhe arriti të fitonte 2-1, në një ndeshje ku të gjithë golat u shënuan pas 80 minutash.

“Braziliense informon se, gjatë pushimit të ndeshjes mes Real Brasília - Brasiliense, trajneri Paulo Roberto Santos, i pakënaqur me kritikat që mori nga presidenti i klubit për paraqitjen e dobët të ekipit në pjesën e parë dhe në dy ndeshjet e mëparshme të kompeticionit, vendosi të lërë komandën e skuadrës së bashku me anëtarët e tjerë të stafit teknik.

Gjatë pjesës së dytë, Brasiliense u paraqit më mirë, duke fituar 2-1, duke filluar të kryesojë e vetme grupin e tyre”,- lexohet në rrjetet e asaj skuadre që luan në Serinë D të Brasileirão, ekuivalenti i divizionit të 4-të.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Brasiliense Futebol Clube (@brasiliensefc)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll