Sport

“Harry Kane? A nuk do të ishim më mirë 100 mln. në bankë dhe ai të kthehej në ishull?”

Ish-mesfushori gjerman Dietmar Hamann beson se investimi i Bayernit për sulmuesin anglez ende nuk është justifikuar.

13 Maj 2024, 19:57 Nga DOSJA

“Harry Kane? A nuk do të ishim më mirë 100 mln. në

GJERMANI - Pavarësisht se ka shënuar 44 gola në 45 ndeshje deri më tani te Bayern Munich, Harry Kane nuk ishte në gjendje t'i drejtonte bavarezët për të fituar atë që është më e rëndësishmja: trofetë!

Dhe pikërisht në këtë kuptim, ish-mesfushori gjerman Dietmar Hamann, në një prononcim për ‘Sky Sports’, ka kritikuar sulmuesin anglez, duke theksuar se investimi prej rreth 100 milionë eurosh nga emblema gjermane deri më tani nuk është justifikuar.

"Sa tituj kemi fituar? Pyetja është: a do të ishim më keq nëse do të ishte Mathys Tel që do të luante në vend të Kane? A do të kishte kuptim ta kishim atë në ekip? A nuk do të ishim më mirë me 100 milionë euro në bankë dhe ai kthehet në ishull [britanikë]?”,- filloi duke pyetur ai, para se të kujtonte ndeshjen gjysmëfinale të Champions League kundër Real Madridit.

"Ai kërkoi të zëvendësohej sepse i dhembte shpina pas 80 minutash. Nuk kam parë kurrë një lojtar ta bëjë këtë",- shtoi ai, duke shtuar megjithatë se e kupton që Kane ka një ndikim pozitiv në aspekte të tjera: "Shumë fanela u shitën, ishte ylli dhe blerja e madhe e verës,”- përfundoi ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll