Art&Argëtim

"Në djall EBU, ne jemi Eurovizioni"/ Bambie Thug me lot në sy ndaj Unionit Evropian të Transmetuesve: Televizioni izraelit nxiti dhunë ndaj meje

Bambie pavarësisht se kishte arritur të impresiononte publikun dhe të zinte vendin e 6-të sërish nuk la pa thënë të vërtëtat e saj të pa bëra publike.

13 Maj 2024, 11:46 Nga S.B
"Në djall EBU, ne jemi Eurovizioni"/ Bambie Thug me lot në
Bambie Thug

SUEDI- Përfaqësuesja e Irlandës në Eurovizion, Bambie Thug menjëherë pas përfundimit të finales së madhe ka kritikuar dhe ofenduar ashpër EBU (Unioni Evropian i Transmetuesve). Bambie pavarësisht se kishte arritur të impresiononte publikun dhe të zinte vendin e 6-të sërish nuk la pa thënë të vërtëtat e saj të pa bëra publike.

Në deklaratat e saj, Bambie Thug pohoi se transmetuesi izraelit KAN nuk iu bind rregullave të konkursit dhe kjo ishte vënë në dijeni të EBU-së, pa dhënë shumë detaje.

“Pra tani që jam e lirë mund të flas për gjithçka apo jo? KAN, transmetuesi, nxiti dhunë ndaj meje dy herë, tre herë”, tha ajo pas finales me lot në sy.

“Ne e raportuam në EBU, ata thanë se do ta shqyrtonin. Pritën deri në minutën e fundit, ende nuk kemi marrë vesh gjë. Ky transmetues nuk iu bind rregullave dhe shpresoj që vitin e ardhshëm të mos lejohen të konkurrojnë për shkak të kësaj” tha këngëtarja.

Më pas, Bambie Thug tha: Jam shumë krenare për Nemon. Jam shumë krenare për të gjithë ne. Ne arritëm të futemi në dhjetëshen e parë. Ishte shumë e vështirë për të gjithë ne. Jam shumë krenare për ne. Dhe dua të them se ne jemi Eurovision, nuk është EBU, në djall EBU, nuk më intereson më.

Ajo më pas shtoi: Ajo që bëjmë ne garuesit, komuniteti që kemi ndërtuar, dashuria, mbështetja që kemi për njëri-tjetrin, kjo është ajo që bën diferencën. Populli ka folur. Fitojnë jobinarët.

bambie thug irlanda eurovision

Sondazh

Poll