Bota

Presidentja e KE-së: Maqedonia e Veriut duhet të respektojë Marrëveshjen e Prespës!

Presidentja, Von der Leyen ka pohuar se Maqedonia e Veriut duhet t’i respektojë të gjitha marrëveshjet e saja për rrugën e integrimeve evropiane.

13 Maj 2024, 08:11 Nga B.Z
Presidentja e KE-së: Maqedonia e Veriut duhet të respektojë
Ursula von der Leyen

Maqedoni e Veriut - Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka reaguar pas deklaratës së presidentes së sapozgjedhur të Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, e cila nuk e përmendi emrin e plotë të shtetit që pritet ta drejtojë për pesë vjetët e ardhshme, duke iu referuar si “Maqedoni”.

Presidentja, Von der Leyen ka pohuar se Maqedonia e Veriut duhet t’i respektojë të gjitha marrëveshjet e saja për rrugën e integrimeve evropiane.

“Që Maqedonia e Veriut të vazhdojë rrugën e saj të suksesshme për anëtarësimin në BE, është thelbësore që vendi të vazhdojë në rrugën e reformave dhe respektimin e plotë të marrëveshjeve të saj detyruese, përfshirë Marrëveshjen e Prespës”, ka thënë Von der Leyen.

ursula von der leyen

Sondazh

Poll