Bota

"Zgjidh Francën", Parisi merr 16 miliardë dollarë investime të huaja

Kjo shumë paraqet një rritje nga samiti i vitit të kaluar, i cili solli 13 miliardë euro investime të huaja.

13 Maj 2024, 08:02 Nga M.B
"Zgjidh Francën", Parisi merr 16 miliardë dollarë
Emmanuel Macron

PARIS- Ngjarja e këtij viti "Zgjidh Francën", një samit vjetor që synon tërheqjen e investimeve të huaja në Francë, do të rezultojë në 15 miliardë euro (16.2 miliardë dollarë) investime të huaja, nga viti i kaluar. Kjo shumë paraqet një rritje nga samiti i vitit të kaluar, i cili solli 13 miliardë euro investime të huaja.

Samiti synon të ndriçojë reputacionin e Parisit si një qendër kryesore biznesi evropiane, pasi Franca, ekonomia e dytë më e madhe e eurozonës, përballet me 'erëra' kundër deficitit të saj buxhetor dhe rritjes së vakët ekonomike të tremujorit të parë. 

Presidenca franceze tha se ky total prej 15 miliardë eurosh investime të huaja erdhi nga 56 projekte të ndryshme biznesi, me sektorë kyç për investime duke përfshirë teknologjinë, inteligjencën artificiale (AI) dhe financat. Microsoft (MSFT.O), tha se do të investonte 4 miliardë euro në Francë, ndërsa gjatë fundjavës, Franca tha se Amazon (AMZN.O), do të shpallte një investim prej 1.2 miliardë euro në këtë event.

Kompanitë e kujdesit shëndetësor Pfizer (PFE.N) dhe AstraZeneca (AZN.L), njoftoi gjithashtu investime në një vlerë totale prej afro 1 miliard dollarë. Ministri francez i Financave Bruno Le Maire do të presë gjithashtu takime të hënën me CEO të JPMorgan (JPM.N)., Goldman Sachs (GS.N), Morgan Stanley (MS.N).

franca

Sondazh

Poll