Bota

Betimi i presidentes Davkova, reagon Ministria e Jashtme greke: U shkel marrëveshja e Ohrit! Zgjodhi ta quajë vendin e saj Maqedoni

Në një deklaratë Ministria e Jashtme greke pretendon se betimi e presidentes Davkova ka shkelur Marrëveshjen e Prespës. Sipas marrëveshjes së Prespës emri kushtetues i shtetit është Maqedoni e Veriut gjë e cila sipas tyre u shkel nga presidentja e re gjatë betimit.

12 Maj 2024, 22:19 Nga N.F
Betimi i presidentes Davkova, reagon Ministria e Jashtme greke: U shkel
Gordana Silanovska-Davkova

GREQI- Betimi i presidentes së re të Maqedonisë së Veriut, Gordana Silanovska-Davkova ka marrë vëmendje të madhe për shkak se ajo nuk iu referua vendit të saj sipas emrit kushtetues të shtetit duke thënë thjesht Maqedonia. Në lidhje më këtë detaj i cili mori reagime të shumta ka ardhur edhe një deklaratë nga pala greke.

Në një deklaratë Ministria e Jashtme greke pretendon se betimi e presidentes Davkova ka shkelur Marrëveshjen e Prespës. Sipas marrëveshjes së Prespës emri kushtetues i shtetit është Maqedoni e Veriut gjë e cila sipas tyre u shkel nga presidentja e re gjatë betimit.

Ministria më tej në deklaratën e tyre theksojnë se përparimi i mëtejshëm në marrëdhëniet dypalëshe me Maqedoninë e Veriut si dhe rruga evropiane e kësaj të fundit varet nga zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Prespës dhe kryesisht nga përdorimi i emrit kushtetues të vendit.

“Gjatë betimit të saj sot në Kuvend dhe përkundër faktit se në tekstin zyrtar të betimit përmendej “Maqedonia e Veriut”, presidentja e re e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Znj. Silianovska-Davkova zgjodhi ta quajë vendin e saj “Maqedoni”.

Ky akt shkel në mënyrë flagrante Marrëveshjen e Prespës si dhe Kushtetutën e shtetit fqinj, e cila është harmonizuar me detyrimet e tij ndërkombëtare. Qeveria greke, megjithë kundërshtimet që kishte shprehur si kundërshtim gjatë ratifikimit të marrëveshjes, e respektoi atë si një traktat ndërkombëtar të ratifikuar që ka përparësi ndaj çdo dispozite tjetër të ligjit.

Greqia, në këtë kontekst, thekson kategorikisht se përparimi i mëtejshëm në marrëdhëniet e saj dypalëshe me Maqedoninë e Veriut si dhe kursi evropian i kësaj të fundit varet nga zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Prespës dhe mbi të gjitha nga përdorimi i emrit kushtetues të vendit”  thuhet në deklaratën e ministrisë.

gordana silanovska-davkova greqia maqedonia e veriut

Sondazh

Poll