Bota

Zjarri shkatërron qendrën tregtare në Varshavë, objekti me 1.400 lokale afariste

Por për fat të mirë nuk është lënduar askush nga zjarri, kurse qendra Marywilska 44 me afro 1,400 njësi komerciale përfshirë shumë kioska ishte në mesin e qendrave më të mëdha tregtare në Varshavë.

12 Maj 2024, 22:32 Nga E. D
Zjarri shkatërron qendrën tregtare në Varshavë,  objekti me
pamje nga vendngjarja

VARSHAVË- Një zjarr masiv ka shpërthyer të shtunën mbrëma në një qendër tregtare në Varshavë të Polonisë, duke shkatërruar plotësisht objektin kanë njoftuar autoritete e atjeshme. Por për fat të mirë nuk është lënduar askush nga zjarri, kurse qendra Marywilska 44 me afro 1,400 njësi komerciale përfshirë shumë kioska ishte në mesin e qendrave më të mëdha tregtare në Varshavë.

“Pothuajse qind për qind është djegur. Zjarri është përhapur dhe do të nevojiten orë për tu lokalizuar”, tha Mariusz Feltynowski, komandant i departamentit të zjarrfikësve në Varshavë.

Ai shtoi se afro 200 zjarrfikës janë angazhuar në fikjen e zjarrit. Në anën tjetër akoma nuk dihet shkaku që çoi në shpërthimin e këtij zjarri të madh. 

Sondazh

Poll