Bota

"Ju lutem, jepini fund konfliktit"/ Dëshmi e mjekëve nga Gaza: Viktimat nuk dallohen që janë qenie njerëzore

Gjithashtu ai shprehet se është e tmerrshme edhe fakti që një e tillë u ndodh edhe fëmijëve si pasojë e sulmeve izraelite.

12 Maj 2024, 22:46 Nga E. D
"Ju lutem, jepini fund konfliktit"/ Dëshmi e mjekëve nga
foto ilustruese

GAZA- Mohammed Tahir, një kirurg ortopedik nga Londra, mjek vullnetar u shpreh për Al jazeera-n se është e tmerrshme të shohësh se si shumë nga viktimat të cilët ka parë, ishin thjeshtë copa mishi duke mos e bërë të mundur as identifikimin e tyre. Gjithashtu ai shprehet se është e tmerrshme edhe fakti që një e tillë u ndodh edhe fëmijëve si pasojë e sulmeve izraelite.

“Kam parë disa raste vërtetë të tmerrshme. Njerëzit vijnë dhe nuk dallohen më që janë qenie njerëzore, duken thjeshtë si copa mishi. Kjo nuk ka ndodhur vetëm me të rriturit, por edhe me fëmijët. Është e tmerrshme të bëhesh dëshmitar i këtyre rasteve live. Nivele të tilla i kisha parë vetëm në foto, por është e tmerrshme ta shohësh live”, tha ai, ndërsa bëri thirrje për ndërkombëtarët që të bëjnë gjithçka për t’i dhënë fund këtij konflikti.

mohammed tahir

Sondazh

Poll