Bota

Ushtria izraelite: Njofton se ka hapur një kalim të ri për ndihmën humanitare në Gaza

Në të njëjtën kohë, thuhet se dhjetëra kamionë që transportonin miell nga Programi Botëror i Ushqimit u dorëzuan nga porti i Ashdod në Rripin e Gazës përmes kalimit të ri, pasi iu nënshtruan kontrolleve të sigurisë.

12 Maj 2024, 21:31 Nga E. D
Ushtria izraelite: Njofton se ka hapur një kalim të ri për
foto ilustrese

GAZA- Ushtria izraelite njoftoi sot se ka hapur një kalim të ri për transportin e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës.

Kalimi, i quajtur Erezi perëndimor, u hap në Rripin verior të Gazës me qëllim të transportit të ndihmave humanitare, tha ushtria në një deklaratë.

Në të njëjtën kohë, thuhet se dhjetëra kamionë që transportonin miell nga Programi Botëror i Ushqimit u dorëzuan nga porti i Ashdod në Rripin e Gazës përmes kalimit të ri, pasi iu nënshtruan kontrolleve të sigurisë.

lufta ne lindjen e mesme

Sondazh

Poll