Politike

Berisha: Kemi protestuar së bashku dhe protestojmë për çdo qytetare dhe qytetar të këtij vendi, pavarësisht nga bindjet e tij politike

Gjithashtu Berisha u shpreh se protestojmë sepse Edi Rama, Erion Veliaj, ministrat, kanë vendosur në këtë vend, tiraninë e varfërisë nga vjedhjet e shekullit.

12 Maj 2024, 20:35 Nga E. D
Berisha: Kemi protestuar së bashku dhe protestojmë për çdo
sali berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalës së tij mbrëmjen e sotme iu drejtua mbështetësve të tij duke u thënë se kemi protestuar me të gjithë forcën kundër diktaturës së re, të bazuar në krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve. Gjithashtu Berisha u shpreh se protestojmë sepse Edi Rama, Erion Veliaj, ministrat, kanë vendosur në këtë vend, tiraninë e varfërisë nga vjedhjet e shekullit. Më tej kreu i PD-së tha se vazhdojmë betejën për të gjithë shqiptarët kudo që janë, emigracion, diasporë, sepse Shqipëria nga vend i bekuar po shndërrohet në një vend të ndëshkuar nga Edi Rama dhe miqtë e tij.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Mirëmbrëma qëndrestare dhe qendrestarë, misionarë të shpresës, besimit dhe lirisë. Përshëndetjet e mia më të përzemërta, mirënjohjen më të pakufishme për betejën tuaj pa kthim, betejë për dinjitetin, shpresën dhe të ardhmen e shqiptarëve. Mirënjohje të pakufishme ndaj oratorëve që nga tribuna e këtij parlamenti të lirë, tejshkojnë vellon e zezë të censurës së narkoregjimit dhe përcjellin në mendjen dhe zemrat e shqiptarëve të vërtetat e mëdha, të qytetarit shqiptar, shoqërisë shqiptare dhe vendit tonë. Të dashur miq!

Ne së bashku çdo natë kemi denoncuar këtu, kemi protestuar me të gjithë forcën tonë kundër diktaturës së re, të bazuar në krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve. Kemi protestuar dhe protestojmë sepse Edi Rama, Erion Veliaj, ministrat, kanë vendosur në këtë vend, tiraninë e varfërisë nga vjedhjet e shekullit. Kemi protestuar së bashku dhe protestojmë për çdo qytetare dhe qytetar të këtij vendi, pavarësisht nga bindjet e tij politike, por që e sheh, e ndjen se vjedhja e qeveritarëve po rëndon çdo ditë e më shumë jetën e tyre, po bën të padurueshme jetën në Shqipëri. Kemi protestuar dhe vazhdojmë betejën për të gjithë shqiptarët kudo që janë, emigracion, diasporë, sepse Shqipëria nga vend i bekuar po shndërrohet në një vend të ndëshkuar nga Edi Rama dhe miqtë e tij.

sali berisha

Sondazh

Poll