Politike

FOTO/ Nënat në Kukës ia marrin valles, Duraku reklamon festën: Zoti nuk mund të ishte kudo prandaj krijoi nënën!

Nënat duket që po e shijojnë festën ndërsa janë publikuar në rrjetet sociale nga deputetja e cila reklamon aktivitetet që organizojnë

12 Maj 2024, 16:02 Nga N.F
FOTO/ Nënat në Kukës ia marrin valles, Duraku reklamon
Pamje nga festa

KUKËS- Deputete e PS-së në Kukës, Gerta Duraku ka ndarë një video në rrjetin e tij social në Instagram ku duken disa nëna të cilat po festojnë në një festë të organizuar në lidhje me festën e nënës. Në videon e ndarë në rrjetet sociale duken nënat të cilat kërcejnë ndërsa Duraku ka uruar ditën e nënës. 

"Zoti nuk mund të ishte kudo prandaj krijoi nënën", shkruan deputetja e PS-së.

Nënat duket që po e shijojnë festën ndërsa janë publikuar në rrjetet sociale nga deputetja e cila reklamon aktivitetet që organizojnë. Mesa duket deputetja socialiste ka shfrytëzuar këtë festë të organizuar për të shpalosur kontributin që bëjnë për nënat një herë në vit të cilat ftohen për të dalë në rrjetet sociale dhe promovur "arritjet" e partisë ndoshta edhe padijeninë e tyre.

 

FOTO/ Nënat në Kukës ia marrin valles, Duraku reklamon

feste dita e nenes gerta duraku

Sondazh

Poll