Politike

Rama në Athinë/ Berisha: Asnjë emigrant nuk pranoi të përshëndesë në takim, ky refuzim total do regjistrohet në muret e historisë si një refuzim epik!

Përmes një postim në rrjetin e tij social në "Facebook" Berisha u shpreh se nga 1 milion shqiptarë në vendin fqinj, asnjë emigrant nuk pranoi të përshëndesë në takimin e Ramës për interesat dhe menderen e tij.

12 Maj 2024, 19:26 Nga N.F
Rama në Athinë/ Berisha: Asnjë emigrant nuk pranoi të
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me vizitën e kryeministrit, Edi Rama në Athinë, ku u takua me emigrantët shqiptarë. Përmes një postim në rrjetin e tij social në "Facebook" Berisha u shpreh se nga 1 milion shqiptarë në vendin fqinj, asnjë emigrant nuk pranoi të përshëndesë në takimin e Ramës për interesat dhe menderen e tij.

Ai shtoi se refuzim total do regjistrohet në muret e historisë si një refuzim epik nga shqiptarët e vërtetë që kanë emigruar në Greqi. Berisha më tej shprehu nderime për emigrantët dhe diasporën shqiptare në Greqi dhe kudo që ndodhen.

Postimi i plotë:
Ramën në Athinë e përshëndet Spiropali. Të dashur miq, emigracioni shqiptar në Greqi neveriti takimin e sotëm të Ramës në Athinë. Nga 1 milion shqiptarë në vendin fqinj, asnjë emigrant nuk pranoi të përshëndesë në takimin e Ramës për interesat dhe menderen e tij.

Ky refuzim total do regjistrohet në muret e historisë si një refuzim epik nga shqiptarët e vërtetë që kanë emigruar në Greqi. Nuk t’i nxjerr zemra fjalët për atë që me të gjithë qënien e tij ju thotë: ju dua shumë, por jo në Shqipëri. Nderim emigrantëve dhe diasporës shqiptare në Greqi dhe kudo që ndodhet!

edi rama ne athine berisha

Sondazh

Poll