Politike

Nga 700 mijë emigrantët shqiptarë në Greqi, sa i shkuan Ramës në miting?

Sipas raportimeve Rama ishte i shoqëruar me rreth 50 gazetarë, por dhe rreth 100 bashkëpunëtorë të tij, ministra e deputetë. Takimi me shqiptarët u mbajt në një stadium me kapacitet 5 mijë vete ndërsa raportohet se 2-3 mijë pjesëmarrës u nisën nga Shqipëria të cilët janë nga administrata.

12 Maj 2024, 14:52 Nga N.F
Nga 700 mijë emigrantët shqiptarë në Greqi, sa i shkuan
Rama

ATHINË- Kryeministri, Edi Rama ka nisur ditën e sotme turin e takimeve me diasporën "Krenar për Shqipërinë" ku ndalesën e parë e kishte në kryeqytetin grek në Athinë. Takim ky i cili u mbajt në stadiumin "Galatsi", në sallën “Christmas Theater”. 

Sipas raportimeve Rama ishte i shoqëruar me rreth 50 gazetarë, por dhe rreth 100 bashkëpunëtorë të tij, ministra e deputetë. Takimi me shqiptarët u mbajt në një stadium me kapacitet 5 mijë vete ndërsa raportohet se 2-3 mijë pjesëmarrës u nisën nga Shqipëria të cilët janë nga administrata. Në shtetin fqinj jetojnë rreth 700 mijë emigrantë shqiptarë.

Ky takim i kryeministrit kishte qëllim takimin me shqiptarët në diasporë gjë e cila nuk ka rezultuar ashtu siç ishte planifikuar pasi pjesëmarrja ishte e ulët. Nga gjithë emigrantët që jetojnë në Greqi një përqindje e ulët prej 0.4 për qind e emigrantëve vendosën që këtë të dielë të shkonin e të dëgjonin kryeministrin Edi Rama.

 

edi rama ne athine

Sondazh

Poll