Rama në Athinë: Shqipëria përherë mikpritëse, i krijon të gjitha kushtet edhe ndonjë politikani të keqkuptuar grek që vjen të protestojë
Edi Rama ATHINA- Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me emigrantët shqiptarë në Athinë iu ka bërë nj&eum...
Rama tha se Shqipëria nuk ka asnjë pretendim ndaj Greqisë përveç respektit reciprok, kujdesit reciprok për bashkëkombësit.
ATHINA- Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me emigrantët shqiptarë në Athinë iu përgjigj indirekt edhe kritikave nga Athina për titujt e pronësisë për minoritetin grek në Shqipëri. Rama tha se Shqipëria nuk ka asnjë pretendim ndaj Greqisë përveç respektit reciprok apo kujdesit reciprok për bashkëkombësit.
“Ende nuk është bërë shpërndarja e titujve të pronësisë, nuk mund të thotë se është problem vetëm për grekët e Shqipërisë. Të kërkosh raste të tilla duhet të gërmosh në qerthujt më të errët të kulturës nacionaliste, ku nuk ka asnjë kufi mes historisë dhe miteve, fakteve dhe paragjykimeve, dokumenteve zyrtarë dhe artikujve të porositur.
Shqipëria nuk ka asnjë pretendim ndaj Greqisë përveç respektit reciprok, kujdesit reciprok për bashkëkombësit. Shqipëria e sheh Greqinë si një partner të natyrshëm strategjik qoftë për çështje për t’u zgjidhur mes nesh qoftë për sfidat e kësaj epoke të re për Ballkanin.
Ne i shohim si arsye madhore për t’u afruar më shumë, për të gjetur zgjidhjet midis palëve dhe duke forcuar lidhjet. E mbi të gjitha, ne besojmë se kompleksitetit i marrëdhënieve tona nuk mund të jetë një shtysë për t’u mbytur në çdo lugë ujë. Ky kompleksitet është që grekët dhe shqiptarët të binden se fatet tona janë të pandashme”, tha Rama.
Edi Rama ATHINA- Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me emigrantët shqiptarë në Athinë iu ka bërë nj&eum...
Edi Rama ATHINA- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij nga takimi me emigrantët në Athinë, bëri me dije...
Edi Rama ATHINA- Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me emigrantët shqiptarë në Athinë tha se shumë u çuditë...
Blendi Klosi ATHINA- Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi deklaroi në takimin me emigrantët shqiptarë në Athin&eu...
Elisa Spiropali ATHINA- Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali në fjalën e saj para emigrant&eu...
Majlinda Dhuka ATHINA- Kryenegociatoria Majlinda Dhuka fjalën e saj në takimin me emigrantët shqiptarë në Athinë foli pë...
Ambasadorja ATHINA- Ambasadorja shqiptare në Athinë, Luela Hajdaraga, hapi takimin e planifikuar të kryeministrit Edi Rama me emig...
Edi Rama dhe Fredi Beleri ATHINA- Teksa kryeministri Edi Rama ndodhet në Athinë në takimin me emigrantët, kryetari i zgjedhur...
Edi Rama ATHINA- Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në stadiumin "Galatsi", në sallën “Christmas Theater” në...
Edi Rama ATHINA- Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në stadiumin "Galatsi", në sallën “Christmas Theater” në...