Politike

"Me Mitsotakis, bashkëpunim i hapur", Rama në Athinë: Opozita i ‘fryn’ pa sukses borive të nacionalizmit

Rama tha se mosmarrëveshjet do të zgjidhen si qytetarë largpamës evropianë e jo si ballkanik.

12 Maj 2024, 13:16 Nga M.B
"Me Mitsotakis, bashkëpunim i hapur", Rama në Athinë:
Edi Rama

ATHINA- Kryeministri Edi Rama gjatë falës së tij në takimin me emigrantët shqiptarë në Athinë tha se opozita po i ‘fryn’ pa sukses borive të nacionalizmit. Rama tha se mosmarrëveshjet do të zgjidhen si qytetarë largpamës evropianë e jo si ballkanik. Ai shtoi se me kryeministrin e Greqisë ka gjetur bashkëbiseduesin më të hapur të këtyre 10 viteve.

“Në këto vite unë dhe qeveria jonë jemi përpjekur që ky absurditet të largohet nga ne. Jemi munduar që të largohet me dialog, me mirëkuptim.

Te kryeministri i Greqisë kam gjetur bashkëbiseduesin më të hapur të këtyre 10 viteve. Ne Shqipëri ne kemi një opozitë ekzakt që bën të njëjtën gjë si ajo në Greqi. Kur kanë ndërmend të përmendin Shqipërinë do i ndihmonte edhe një komunikim i drejtpërdrejtë. 

Duhet t’i i zgjidhim mosmarrëveshjet si evropianë largpamës  e jo si ballkanas sylesh. Më vjen vërtet keq që këto ngrica ciklike janë penguar të mos duket progresi në disa drejtime më rendësi”, tha Rama.

edi rama ne athine

Sondazh

Poll