Politike

Rama në Athinë: Shqipëria përherë mikpritëse, i krijon të gjitha kushtet edhe ndonjë politikani të keqkuptuar grek që vjen të protestojë

Ai tha se Shqipëria është kaq mikpritëse për grekët sa nuk i krijon asnjë telash.

12 Maj 2024, 12:27 Nga M.B
Rama në Athinë: Shqipëria përherë mikpritëse,
Edi Rama

ATHINA-  Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me emigrantët shqiptarë në Athinë iu ka bërë një ftesë grekëve që të vijnë në Shqipëri jo vetëm për pushime por dhe për mundësi investimi. Ai tha se Shqipëria është kaq mikpritëse për grekët sa nuk i krijon asnjë telash. Rama shtoi se Shqipëria i krijon të gjitha kushtet edhe ndonjë politikani të keqkuptuar grek që vjen të protestojë atje.

“Grekët kanë qenë janë dhe do të jenë të mirëseardhur në Shqipëri jo vetëm për të pushuar por dhe për të punuar hapur dyqane, ngritur kompani, startuar linja investimesh për të përfituar nga një regjim taksash shumë më i ulët se në Greqi.

Madje Shqipëria është kaq mikpritëse për grekët sa nuk i krijon asnjë telash. Përkundrazi i krijon të gjitha kushtet edhe ndonjë politikani të keqkuptuar grek që vjen të protestojë atje e pastaj vjen e humb zgjedhjet këtu! Bujrum! Si në shtëpinë tuaj”, tha Rama.

edi rama ne athine

Sondazh

Poll