Politike

"Grekët do jenë të mirëseardhur në Shqipëri", Rama nga Athina: Do ngremë dhomë tregtie shqiptaro-greke

Ai shtoi se eksportet në Greqi janë rritur me ¼  më shumë.

12 Maj 2024, 12:22 Nga M.B

 

"Grekët do jenë të mirëseardhur në
Edi Rama

ATHINA- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij nga takimi me emigrantët në Athinë, bëri me dije se do të ngrihet një dhomë tregtie shqiptaro-greke. Rama tha se grekët kanë qenë, janë dhe do të jenë gjithmonë të mirëseardhur në Shqipëri, për vizitë, jetuar apo edhe punuar. Ai shtoi se eksportet në Greqi janë rritur me ¼  më shumë.

“Ndërhyrja edhe ndërlidhja e rrugës së së ardhmes për grekët dhe shqiptarët. Në sipërfaqen e kulturës ku kanalet e informacionit dhe rrjetet sociale japin fytyrën e marrëdhënieve të ditës duke u ofruar njerëzve sufllaqe dhe raki duke përgjumur trurin qytetar, duke sikur mes Shqipërisë dhe Greqisë ka pasur probleme të përditshme.

Jashtë kafeneve, përtej mediave, marrëdhënia vazhdon produktive, eksportet në Greqi u rritën me ¼  më shumë. Jemi drejt përfundimit të Dhomë së Tregtisë me Greqinë. Pritet miratimi i qeverisë greke për të hapur qendrën e kulturës shqiptare.

Falë kërkesës në rritje të popujve që jetojnë jashtë gotës së furtunës mediatike, numri i turistëve është rritur. Grekët kanë qenë, janë dhe do të jenë të mirëseardhur në Shqipëri, jo vetëm për ta vizituar, por edhe për të jetuar dhe punuar”, tha Rama.

edi rama ne athine

Sondazh

Poll