Art&Argëtim

Historia e ditës kombëtare të mësuesit/ Në Amerikën e viteve 1980, 7 Marsi ishte dita e mësuesit

7 Mars 2019, 14:50 Nga DOSJA
Historia e ditës kombëtare të mësuesit/ Në

Ndërsa në Shqipëri dita e mësuesit është 7 marsi, dita e hapjes së shkollës së parë shqipe, në vende të ndryshme ka data që lidhen me arsye të ndryshme. Në vitin 1980 edhe SHBA ka patur 7 marsin ditë kombëtare të mësuesit, por ajo është vetëm për atë vit, pasi më pas, dita e mësuesit u vendos të martën e parë të majit dhe zgjat gjithë javën. Quhet ‘Java e Vlerësimit të Mësuesve’.

Shoqata Kombëtare e Edukimit në SHBA e përshkruan si një ditë “për nderimin e mësuesve dhe njohjen e vlerës që kontributi i tyre ka në jetën tonë”. Sipas shoqatës origjina e Ditës së Mësuesit nuk është e qartë.

Rreth 1944, një mësues nga Wiskonsin, me emrin Ryan Krug filloi një korrespondencë me liderët politikë dhe ministrinë arsimit për një ditë kombëtare për nderimin e mësuesve. Ishte Eleanor Roosevelt, zonja e parë, që në 1953 e bindi Kongresin të shpallë Ditën Kombëtare të mësuesit.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture 7 marsi dita e mesuesit historia e 7 marsit 7 marsi dita e mesuesit historia e 7 marsit

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 7 Mars 2019, 10:12

Një libër me poezi nga ish-banorja e BB7?

Ish-banorja e ‘Big brother 7’ mbetet gjithmonë në qendër të vëmendjes edhe pse kanë kaluar vite nga pjesmarrja e saj në këtë event. Jona Kalemaj ka ditur si ta ...