Art&Argëtim

VIDEO/Moderatori rrëfen live në emision: Vuaj nga kanceri

7 Mars 2019, 10:34 Nga DOSJA
VIDEO/Moderatori rrëfen live në emision: Vuaj nga kanceri

Alex Trebek është drejtuesi i emisionit ‘Jeopardy’ që nga viti 1984 dhe ka zgjedhur që ta ndajë me të gjithë publikun lajmin e keq se ai po vuan me kancer në pankreas dhe ndodhet në fazën të kimioterapisë.

“Ashtu si 50.000 njerëz të tjerë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës çdo vit, këtë javë unë u diagnostifikova me kancer në pankreas dhe jam në fazën e 4. Tani, normalisht prognoza për këtë sëmundje nuk është shumë inkurajuse, por unë do ta luftoj dhe do të vazhdoj të punoj dhe me dashurinë dhe mbështetjen e familjes sime, miqve dhe me lutjet tuaja gjithashtu, planifikoj të mposht mundësitë e ulëta të mbijetesës për këtë sëmundje. Duhet ta bëj këtë sepse duke u bazuar dhe në kontratën që kam me televizionin duhet ta drejtoj emisionin ‘Jeopardy’ edhe për tre vite të tjera, kështu që më ndihmoni ta mund dhe ne do fitojmë”,-rrëfeu moderator i famshëm live në emision.


Trebek duket i vendosur për ta ‘luftuar’ këtë sëmundje dhe për të drejtuar emisionin deri në vitin 2022. Sigurisht që kjo është një ngjarje emocionuese dhe e dhimbsshme dhe ka prekur zemrat e publikut.

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz alex trebek kancer live moderator alex trebek kancer live moderator

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 7 Mars 2019, 10:12

Një libër me poezi nga ish-banorja e BB7?

Ish-banorja e ‘Big brother 7’ mbetet gjithmonë në qendër të vëmendjes edhe pse kanë kaluar vite nga pjesmarrja e saj në këtë event. Jona Kalemaj ka ditur si ta ...

Art&Argëtim 6 Mars 2019, 15:21

SHBA/ Shpiket ilaçi kundër depresionit

Ilaçi që do të ndryshojë botën, i cili do të hidhet në treg pasi ka marrë miratimin nga Uashington. Ilaçi është në forëm ‘spray’ do të përdoret pë...