Art&Argëtim

Pas ndarjes me Andi Bushatin, ish-bashkëshortja: Nuk dija të jetoja më vetëm

7 Mars 2019, 09:00 Nga DOSJA
Pas ndarjes me Andi Bushatin, ish-bashkëshortja: Nuk dija të jetoja

Erinda Ballanca u bë e njohur për opinionin publik në vitin 2017 ku ishte e para femër që u vendos në krye të institucionit të Avokatit të Popullit.

Gjithashtu figura e saj u bë publike dhe për marrëdhënien e saj të gjatë me gazetarin Andi Bushati. Pas 12-vitesh lidhje me gazetarin gjërat përfunduan me një divorc të çiftit.

Sot pas 12 vitesh Erinda na rrëfen se si e ka përjetuar ndarjen, të qenit vetëm pa një partner në jetë dhe rëndësinë që mund të ketë ai.

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Soirée” Erinda  ka shprehur boshllëkun që ka ndjerë pas ndarjes me Bushatin.

“Kam mbi 12 vjet që jam vetëm dhe e ndjej që njeriu është më mirë të ketë një person me të cilin të trajtojë çështjet e jetës, jo të jetë e varur nga një mashkull. Në kohën që unë kam pasur një partner kam qenë shumë më mirë, për shumë çështje. Madje më duhet të them, më vjen dhe pak për të qeshur kur e mendoj, që në momentin që jam ndarë kuptova se nuk dija të jetoja më vetëm. Më dukej sikur nuk dija të bëja asgjë. Sepse isha mësuar të isha me dikë. Por sigurisht çdo gjë rimerret, sepse jeta është e bukur në mënyrat e saj”,-ka rrëfyer Erinda Ballanca në emision.

Ajo shtoi më tej: “Do të doja ta kisha një mashkull në krah, por të ishte ai i duhuri.”

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz andi bushati divorc erinda ballanca andi bushati divorc erinda ballanca

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 6 Mars 2019, 15:21

SHBA/ Shpiket ilaçi kundër depresionit

Ilaçi që do të ndryshojë botën, i cili do të hidhet në treg pasi ka marrë miratimin nga Uashington. Ilaçi është në forëm ‘spray’ do të përdoret pë...