Art&Argëtim

Shqipëria dhe Kosova festojnë sot 7 marsin, në Peshkopi protestë për mësuesen e larguar

7 Mars 2019, 08:26 Nga DOSJA
Shqipëria dhe Kosova festojnë sot 7 marsin, në Peshkopi

SHQIPËRIMësuesit sot në Shqipëri dhe Kosovë festojnë 7 marsin. Kjo ditë ka mbetur që prej shekullit të 19-të pasi në mars të vitit 1887 në Korçë u hap mësonjëtorja e parë shqipe.

Ditën e sotme, mijëra nxënës e kanë pritur festën e 7 marsit në të gjithë vendin me buqeta me lule, këngë dhe poezi.

Ndërkohë që ditën e sotme, në Peshkopi, një mësuese u transferohet në fshat. Nxënësit u solidarizuan me të dhe u ngritën në një protestë.(Lexo ketu) Nga ana tjetër, kreu i sindikatës së Arsimit në Shkodër ka paralajmëruar protesta nëse qeveria nuk rrit pagat me 40-50 % ashtu siç edhe ka premtuar dy vite më parë.

7 marsi festohet në Shqipëri si dita e mësuesit për të përkujtuar atë ngjarje të rëndësishme kulturore dhe historike. Deri në fillim të viteve ’90 në Shqipëri, për të nxitur mësimdhënien e një cilësie sa më të lartë, mësuesit më të njohur shpërbleheshin me dekoratat e larta që ishin Mësues i Merituar dhe Mësues i Popullit.

Tanimë kjo festë është kthyer në traditë. Nxënësit në shenjë mirënjohje për mësuesit e tyre u japin lule dhe dhurata. Sa i përket autoriteteve, në këtë ditë ata dekorojnë mësuesit që nuk e ushtrojnë më profesionin e tyre për shkak të moshës.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture 7 mars 2019 dita e mesuesve shqiperia feston 7 marsin 7 mars 2019 dita e mesuesve shqiperia feston 7 marsin

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 6 Mars 2019, 15:21

SHBA/ Shpiket ilaçi kundër depresionit

Ilaçi që do të ndryshojë botën, i cili do të hidhet në treg pasi ka marrë miratimin nga Uashington. Ilaçi është në forëm ‘spray’ do të përdoret pë...