Art&Argëtim

Ftohen marrëdhëniet babë e bijë, vajza e Tom Cruise ndërron mbiemrin

Suri dhe Katie Holmes, pas divorcit të kësaj të fundit nga Tom Cruise, jetojnë së bashku në Nju Jork dhe nuk mbajnë asnjë kontakt me të.

11 Maj 2024, 15:30 Nga S.B
Ftohen marrëdhëniet babë e bijë, vajza e Tom Cruise
Tom dhe Suri

SHBA- Vajza e Tom Cruise, Suri Cruise mbushi 18 vjeç prillin e kaluar dhe mori një vendim shumë të rëndësishëm për jetën e saj. Suri po merr pjesë në spektaklin ‘Head Over Heels’ dhe me rastin e daljes së saj të fundit në Nju Jork, u vu re se në faqet e kastit nuk figuron si Suri Cruise, por si Suri Noelle.

Noelle është emri i dytë i nënës së saj, Katie Holmes. Suri dhe Katie Holmes, pas divorcit të kësaj të fundit nga Tom Cruise, jetojnë së bashku në Nju Jork dhe nuk mbajnë asnjë kontakt me të.

Askush nuk e di me siguri se çfarë ka ndodhur mes tyre, por thashethemet thonë se përçarja përfundimtare erdhi për shkak të përfshirjes së aktorit me Kishën e Scientology. Deri më tani Tom Cruise ka paguar mbështetjen e Surit dhe nënës së saj, gjë që mund të mos ndodhë tani që vajza është rritur.

Ndryshimi i mbiemrit të Surit ishte diçka e dëgjuar disa herë në të kaluarën dhe duket se më në fund ka ndodhur, duke dëshmuar se hendeku që është krijuar mes babait dhe vajzës është i pakalueshëm. Katie Holmes deklaroi vite më parë se Suri ka një personalitet të fortë dhe gjithmonë është përpjekur të kultivojë pavarësinë dhe vetëbesimin e saj.

 

tom cruis suri cruise

Sondazh

Poll