Art&Argëtim

Incidenti i Holandës shkakton pasoja në Eurovizion, shtyhet procesi i votimit

Vendet që nuk marrin pjesë në konkurs patën mundësinë 24 orë para finales të votojnë për shtetet e tyre të preferuara.

11 Maj 2024, 12:31 Nga S.B
Incidenti i Holandës shkakton pasoja në Eurovizion, shtyhet procesi i
foto ilustruese

SUEDI- Rasti i paprecedentë me përfaqësuesin e Holandës ka patur pasoja për të gjithë Eurovizionin. Duke qenë se ngjarja është ende duke u hetuar nga policia dhe ende nuk dihet nëse Joost do të marrë pjesë në finalen e sotme, bëhet me dije se procesi i votimit është shtyrë përkohësisht.

Vendet që nuk marrin pjesë në konkurs patën mundësinë 24 orë para finales të votojnë për shtetet e tyre të preferuara. Megjithatë, pas asaj që ka ndodhur, procesi i votimit është shtyrë derisa të vendoset se çfarë do të bëhet me pjesëmarrjen e Holandës.

Sipas deklaratës zyrtare: Votimit për pjesën tjetër të botës është shtyrë në pritje të përfundimit të hetimit në vazhdim për pjesëmarrësin holandez. Kërkojmë ndjesë për shqetësimin.

Incidenti i Holandës shkakton pasoja në Eurovizion, shtyhet procesi i
NJOFTIMI

Ndaj përfaqësuesit të Holandës në Eurovision është bërë një denoncim lidhur me incidentin e ndodhur në Malmo Arena. Sipas informacioneve dhe deklaratës zyrtare të EBU, artisti është kapur në flagrancë me një fotografe, ndërsa burime jozyrtare pretendojnë se ai ka goditur një pjesëtar të produksionit izraelit, i cili ka bërë një koment mosrespektues për vdekjen e babait të tij.

eurovision vota

Sondazh

Poll