Art&Argëtim

Eurovision 2024/ Përfaqësuesi i Holandës merret në pyetje nga policia, nuk dihet ende fati i tij, çfarë ndodhi me këngëtarin?

Joost Klein është marrë në pyetje nga policia bashkë me personin që e denoncoi, si dhe të tjerë që ndodheshin pranë ngjarjes.

11 Maj 2024, 10:36 Nga S.B
Eurovision 2024/ Përfaqësuesi i Holandës merret në pyetje
Joost Klein

SUEDI- Një ankesë është bërë kundër përfaqësuesit të Holandës në Eurovision , lidhur me incidentin e ndodhur në Malmo Arena. Sipas informacioneve dhe deklaratës zyrtare të EBU, artisti është kapur në flagrancë me një fotografe, ndërsa burime jozyrtare pretendojnë se ai ka goditur një pjesëtar të produksionit izraelit, i cili ka bërë një koment mosrespektues për vdekjen e babait të tij.

Joost Klein është marrë në pyetje nga policia bashkë me personin që e denoncoi, si dhe të tjerë që ndodheshin pranë ngjarjes. Çështja ka mbërritur në prokurori, por zgjidhja e saj mund të zgjasë me javë të tëra.

Është e paqartë nëse ankesa ndaj tij do të luajë ndonjë rol në pjesëmarrjen e tij në finalen e mbrëmjes së sotme, e cila konsiderohet e dyshimtë. Këngëtari humbi vendin në provën e parafundit të spektaklit në Malmö të Suedisë të premten, ku do të performonte në vendin e pestë, përpara Eden Golan të Izraelit.

Ai nuk u paraqit as në provën përfundimtare, pasi hetimi i EBU-së ishte në vazhdim. Njoftimi i mungesës së tij në provat e veshjes solli mosmiratimin e publikut, me të gjitha mundësitë tashmë të hapura.

Mediat e huaja raportojnë se nuk është e sigurt nëse Klein do të paraqitet në finalen e madhe të së shtunës, ndërsa ka mundësi që Holanda të tërhiqet vetë.

holanda eurovision

Sondazh

Poll