Art&Argëtim

Skualifikimi i Holandës nga Eurovizioni/ Reagon televizioni holandez: Jemi të shokuar, vendim joproporcional

Me njoftimin e saj zyrtar, EBU bëri me dije publikun se këngëtari holandez nuk do të marrë pjesë në finalen e madhe të mbrëmjes së sotme të Eurovizionit, pas akuzës ndaj tij për dhunë. 

11 Maj 2024, 14:33 Nga S.B
Skualifikimi i Holandës nga Eurovizioni/ Reagon televizioni holandez: Jemi
Joost Klein

HOLANDË- Një stacion televiziv holandez e përshkruan vendimin e organizatorëve të Eurovizionit për të përjashtuar përfaqësuesin e tyre Klein nga konkursi, si "tronditëse". Me njoftimin e saj zyrtar, EBU bëri me dije publikun se këngëtari holandez nuk do të marrë pjesë në finalen e madhe të mbrëmjes së sotme të Eurovizionit, pas akuzës ndaj tij për dhunë. 

Në njoftim, flitet për “sjellje të papërshtatshme” ndaj një anëtareje të produksionit. Reagimi i parë për përjashtimin e artistit holandez nga finalja e Eurovizionit erdhi nga televizioni Avrotros, i cili organizon kompeticionin në Holandë.

Televizioni cilëson përjashtimin e artistit holandez si “disproporcional”.

Skualifikimi i Holandës nga Eurovizioni/ Reagon televizioni holandez: Jemi
Reagimi i televizionit

“Ne jemi vënë në dijeni për përjashtimin nga EBU. Avrotros e konsideron skualifikimin si joproporcional dhe është i tronditur nga vendimi. Na vjen shumë keq dhe do t'i kthehemi kësaj më vonë."

eurovizion holanda

Sondazh

Poll