Art&Argëtim

"Më zgjo kur të ketë mbaruar"/ Ndërron jetë partnerja e fundit e Avicii-t

34-vjeçarja e lindur në Poway të Kalifornisë, prej vitit 2022 luftonte me kancerin.

11 Maj 2024, 10:23 Nga S.B
"Më zgjo kur të ketë mbaruar"/ Ndërron jetë
Avicii dhe Emily

SHBA- Partnerja e fundit e DJ të ndjerë Avicii, Emily Goldberg ka ndërruar jetë në moshën 34-vjeçare. Shkaku i vdekjes së saj sipas People është një emboli pulmonare, një gjendje në të cilën një ose më shumë arterie në mushkëri janë të bllokuara nga një mpiksje gjaku.

34-vjeçarja e lindur në Poway të Kalifornisë, prej vitit 2022 luftonte me kancerin. Megjithatë, sipas një prej postimeve të saj të fundit, në maj 2023, ajo pohoi se e kishte mposhtur sëmundjen.

Emily Goldberg ishte partnerja e fundit e DJ-it të famshëm suedez, Avicii, i cili vendosi t'i jepte fund jetës në vitin 2018, pasi vuante nga depresioni dhe kishte probleme serioze me varësinë nga droga. Çifti në atë kohë kishte dy vite lidhje kur ai ndërroi jetë, Goldberg kishte bërë një postim prekës për të në rrjetet sociale.

Mbi të shkruhej: Hajde, mos hiq dorë nga ne. Më zgjidh mua dhe unë do të tregoj dashuri. Këto janë tekste nga një këngë që Tim ka shkruar për mua. Do të doja t'i realizoja ato. Për dy vitet që ishim bashkë, ai ishte shoku im më i besuar dhe më i mirë. Tani nuk mund ta shikoj Bear-in (ai ishte qeni i tyre) pa e ditur që nuk do ta shoh më fytyrën e tij. Unë jam ende duke mbledhur mendimet e mia dhe ju falënderoj për të gjitha fjalët dhe tekstet tuaja të mira. Më zgjo kur të ketë mbaruar, sepse nuk dua që të jetë e vërtetë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Emily Goldberg (@emilygoldberg89)

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Emily Goldberg (@emilygoldberg89)

avicii

Sondazh

Poll