Sport

VIDEO/ Biseda dhe shakaja e Fàbregas me Comon, në festën e ngjitjes në Seria A: "Nesër kemi stërvitje në orën 10:00"

Eufori në dhomën e zhveshjes së Como pas sigurimit të Serisë A

11 Maj 2024, 14:23 Nga DOSJA
VIDEO/ Biseda dhe shakaja e Fàbregas me Comon, në festën e

ITALI - Njëzet e një vjet më vonë, Como u rikthye në Serinë A, e drejtuar nga Cesc Fàbregas. Në kohën e festimeve, trajneri spanjol mbajti një fjalim në dhomën e zhveshjes, për euforinë e lojtarëve.

“Së pari, urime. Patëm një sezon të vërtetë për kampion. E di që nuk përfunduam ashtu siç donim të fitonim, por... Nesër do të stërvitemi në orën 10”,- tha ai me shaka.

“Më duhet t'ju them diçka përpara se të shkoni te fansat tanë. Faleminderit, por jini të fortë, sepse ky vit nuk është asgjë. Është vetëm ngrohja. Vitin tjetër: më shumë efikasitet, më shumë punë. Dhe ashtu siç ju premtova... A doni të shkoni në Ibiza?”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll