Sport

Mikel Arteta entuzist, ndjek instinktin…

Arsenali do të përballet nesër (17:30) kundër Man.United, rezultati i së cilët ka tepër rendësi për “Topçinjtë”

11 Maj 2024, 14:03 Nga DOSJA
Mikel Arteta entuzist, ndjek instinktin…

ANGLI - Arsenali shkon në aksion nesër kundër Man United, i vetëdijshëm se vetëm fitorja ka rëndësi në numërimin e titullit. Mikel Arteta mbetet optimist dhe zbuloi se çfarë ka në mendje.

“Kam imazhin e lojtarëve që ngrenë trofeun në kokën time. Kështu më thotë instinkti im dhe këtë e ndjek. Ne e dimë se rezultati nuk varet vetëm nga ne, por duhet të besojmë. Në këtë ligë çdo gjë mund të ndodhë”, thotë spanjoli.

Te Man.United ka një lajm të mirë. Bruno Fernandes u kthye në stërvitje dhe mund të jetë një opsion. I kontestuar, Erik Ten Hag nuk beson se vendi i tij është në rrezik. “Te drejtuesit ka sens të shëndoshë,”- thotë ai, duke treguar valën e dëmtimeve dhe mundësinë për të fituar FA Cup.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll