Presidenti dekoron botuesin e KOHA JONE në 33-vjetorin e daljes së numrit të parë si e pavarur
pamje nga ceremonia TIRANË- Ditën e sotme është përvjetori i 33-të i daljes së numrit të parë të gazet&eu...
Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 7280 euro, 10 pasaporta të dyshuara të falsifikuara, karta sim, 2 USB, 6 karta krediti, mandate arkëtimi me shuma të ndryshme, dhe 2 vula.
TIRANË- Policia ka vënë pranga një 30-vjeçar, cili siguronte mijëra euro nga trafikimi i refugjatëve. Kundrejt pagesave monetare, a iu kishte premtuar personave nga vendet e treta, të cilët janë futur ilegalisht në vendin tonë, transportimin nga Tirana në drejtim të veriut të Shqipërisë, me qëllim kalimin e tyre në pikat kufitare, me destinacion final vendet e BE-së.
Arrestimi i tij u bë pas denoncimit me zë dhe figurë nga emisioni investigativ "Piranjat". Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 7280 euro, 10 pasaporta të dyshuara të falsifikuara, karta sim, 2 USB, 6 karta krediti, mandate arkëtimi me shuma të ndryshme, dhe 2 vula.
NJOFTIMI I POLICISË:
Tiranë
Në lidhje me një rast të transmetuar në emisionin investigativ “Piranjat”, ju bëjmë me dije se:
DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, menjëherë pas publikimit të pamjeve filmike, organizoi punën për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasit të përmendur në video.
Në vijim të veprimeve u bë ndalimi i shtetasit K. Sh., 30 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas dyshohet se kundrejt shpërblimit monetar, iu kishte premtuar personave nga vendet e treta, të cilët janë futur ilegalisht në vendin tonë, transportimin nga Tirana në drejtim të veriut të Shqipërisë, me qëllim kalimin e tyre në pikat kufitare, me destinacion final vendet e BE-së.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 7280 euro, 10 pasaporta të dyshuara të falsifikuara, karta sim, 2 USB, 6 karta krediti, mandate arkëtimi me shuma të ndryshme, dhe 2 vula.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në Komisariatin Dixhital dhe në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm.
pamje nga ceremonia TIRANË- Ditën e sotme është përvjetori i 33-të i daljes së numrit të parë të gazet&eu...
foto nga vendngjarja SHKODËR- Një 40-vjeçar i cili ka shkaktuar një aksident në shkodër është proceduar ditë...
policia e elbasanit ELBASAN- Një 48-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi mbrëmjen e së premtes ka përplasur me mak...
pamje nga vendngjarja SPANJË- Dy shqiptrë kanë rënë në pranagt e policisë spanjolle si pasojë e kultivimit të ...
foto ilustruese SHËNGJIN- Një tjetër aksident në vendin e punës raportohet se ka ndodhur në Shëngjin. Një punë...
Foto ilustruese DELVINË- Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur ditën e sotme në aksin Delvinë- Kardhiq. Një grup...
foto ilustruese TIRANË- Një qendër masazhesh e përshatur për prostitucion është zbuluar në Tiranë. Pas finaliz...
BLESH- Tregtarët po protestojnë sërish sot duke kundërshtuar largimin e tregut nga qendra e qytetit drejt fshatit Marinëz rreth 5 km la...
foto ilustruese ITALI- Dy vëllezër shqiptar kanë rënë në pranagt e policisë italiane. Bëhet me dije se policia...
foto ilustruese TIRANË- Një 18-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Tiranë. Bëhet me dije se 18-vje&...