Aktualitet

Përplasi me makinë të miturin dhe u largua nga vendngjarja, procedohet 46-vjeçari në Shkodër

Bëhet me dije se 46-vjeçar ka përplasur me makinë një 10-vjeçar me biçikletë dhe është larguar nga vendngjarja. 

11 Maj 2024, 13:38 Nga E. D
Përplasi me makinë të miturin dhe u largua nga vendngjarja,
foto nga vendngjarja

SHKODËR- Një 40-vjeçar i cili ka shkaktuar një aksident në shkodër është proceduar ditën e sotme. Bëhet me dije se 46-vjeçar ka përplasur me makinë një 10-vjeçar me biçikletë dhe është larguar nga vendngjarja. Gjithashtu materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër. 

Njoftimi i Policsë: 

Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin 46 vjeç, banues në Shkodër, pasi me automjetin që drejtonte, ka përplasur biçikletën me të cilën lëvizte një 10-vjeçar dhe është larguar nga vendi i aksidentit. Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

 

aksident shkodër policia

Sondazh

Poll