Aktualitet

Përplasi me makinë një 37-vjeçare, arrestohet shoferi në Elbasan

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

11 Maj 2024, 13:38 Nga r.ll
Përplasi me makinë një 37-vjeçare, arrestohet shoferi
policia e elbasanit

ELBASAN- Një 48-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi mbrëmjen e së premtes ka përplasur me makinë një 37-vjeçare në unazën e qytetit në Elbasan. 37-vjeçarja ndodhet aktualisht nën kujdesin e mjekëve në spital.

“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin 48 vjeç, banues në Korçë, pasi mbrëmjen e djeshme, në unazën e qytetit Elbasan, me automjetin tip “Seat” që drejtonte, ka përplasur këmbësoren, shtetasin 37 vjeçe, e cila është në kujdesin e mjekëve“, thuhet një njoftimin e bluve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

aksident ne elbasan

Sondazh

Poll