Aktualitet

Mbante lëndë narkotike dhe armë zjarri në banesë, arresohet 18-vjeçari në Tiranë

Gjithashtu gjatë kontrollit fizik dhe të banesës, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një dozë kokaine dhe një armë zjarri pistoletë.

11 Maj 2024, 10:51 Nga E. D
Mbante lëndë narkotike dhe armë zjarri në banesë,
foto ilustruese

TIRANË- Një 18-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Tiranë. Bëhet me dije se 18-vjeçari me iniciale S.L. posedonte lëndë narkotike dhe mbante armë zjarri pa leje, në banesë.

Gjithashtu gjatë kontrollit fizik dhe të banesës, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një dozë kokaine dhe një armë zjarri pistoletë.

Njoftimi i policsë: 

Komisariati i Policisë Nr. 6, në zbatim të masave të planit operacional "Sundimi i ligjit", bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për një shtetas që posedonte lëndë narkotike dhe mbante armë zjarri pa leje, në banesë, kanë organizuar punën për kapjen e tij.

Si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi S. L., 18 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit fizik dhe të banesës, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një dozë kokaine dhe një armë zjarri pistoletë. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.

polica e tiranes droge arme zjarri

Sondazh

Poll