Aktualitet

Kultivuan rreth 1000 bimë marijuane, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

Bëhet me dije se dy të arrestuarit shqiptarë, 18 dhe 50 vjeç, janë dërguar në paraburgim të përkohshëm si autorë të dyshuar të krimeve kundër shëndetit publik, mashtrimit me energjinë elektrike dhe shkeljes së ligjit të emigracionit.

11 Maj 2024, 13:28 Nga E. D
Kultivuan rreth 1000 bimë marijuane, arrestohen dy shqiptarë në
pamje nga vendngjarja

SPANJË- Dy shqiptrë kanë rënë në pranagt e policisë spanjolle si pasojë e kultivimit të marijuanës. Agjentët e Policisë Kombëtare Spanjolle, në një operacion të përbashkët me Gardën Civile, kanë çmontuar një plantacion marijuanë brenda një magazine industriale me gati 1000 bimë në qytetin e La Llosa de Ranes. Bëhet me dije se dy të arrestuarit shqiptarë, 18 dhe 50 vjeç, janë dërguar në paraburgim të përkohshëm si autorë të dyshuar të krimeve kundër shëndetit publik, mashtrimit me energjinë elektrike dhe shkeljes së ligjit të emigracionit.

Ghithashtu droga ishte në fazën përfundimtare të rritjes, ku u sekuestruan 953 bimë marijuanë, si dhe 750 gram sytha dhe materiale të shumta të destinuara për kultivim. Siç raportohet autoritet i kishin filluar hetimet  në mesin e janarit, pasi mësuan se një magazinë industriale e vendosur në zonën e La Llosa de Ranes mund të përdorej për të strehuar një kulturë marijuane. Si rezultat i hetimeve të para, u bë e mundur vërehet një lëvizje e madhe e njerëzve brenda magazinës, duke zbuluar edhe hyrje-daljet e automjeteve të ndryshme me qira.

Në vijim të hetimeve, hetuesit verifikuan se kishte lidhje të paligjshme me rrjetin elektrik. Ata kishin një infrastrukturë të sofistikuar për kultivim. Për shkak të këtyre rrethanave, është kryer kontroll, ku u lokalizua brenda magazinës një kulture marijuane me gjithsej 953 bimë të lulëzuara me përmasa përafërsisht 180 centimetra. Përveç kësaj, agjentët sekuestruan 750 gramë sytha, 110 llamba, 23 panele ndriçimi LED, 55 ventilatorë, dy peshore, mes materialeve të tjera që ishin pjesë e një infrastrukture të sofistikuar për kultivimin e lëndës në fjalë.

Operacioni rezultoi në arrestimin e dy burrave që ishin në krye të plantacionit në fjalë, si përgjegjës për krime kundër shëndetit publik, mashtrime me energjinë elektrike dhe shkelje të ligjit të imigracionit. Të arrestuarit, pa dosje policore, janë vënë para drejtësisë dhe është urdhëruar burgimi i tyre.

 

marijuane spanje

Sondazh

Poll