Aktualitet

Ndalohet përshkallëzimi i konfliktit në Lezhë/ Kërcënoi nipin me armë zjarri për prona, vihet në pranga 67-vjeçari (EMRI)

Policia sekuestroi një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

11 Maj 2024, 10:41 Nga r.ll
Ndalohet përshkallëzimi i konfliktit në Lezhë/
foto ilustruese

LEZHË- Një konflikt që mund të rezultonte me pasoja fatale është parandaluar nga policia në Lezhë. 67-vjeçari, Pjetër Nika në fshatin Mërqi është arrestuar, pasi ka kërcënuar me armë zjarri nipin e tij për shkaqe pronësie. 

Pas marrjes së njoftimit për ngjarjen efektivët e komisariatit të Lezhës dhe ato të forcave "Shqiponja" kanë mbërritur në vendngjarje duke shmangur përshkallëzimin. Policia sekuestroi një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Lezhë

Ndërhyrja në kohë e Policisë, parandaloi përshkallzimin e një koflikti me armë zjarri mes xhaxhait dhe nipit.

Policia sekuestron një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak. Vihet në pranga 67-vjeçari që kërcënoi nipin e tij, me armë zjarri, për motive pronësie.

Me marrjen e njoftimit për një konflikt në fshatin Mërqi, ku shtetasi P.N kanoste me armë zjarri nipin e tij shtetasin F.N, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë dhe të Forcës “Shqiponja” kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë.

Falë ndërhyrjes në kohë është parandaluar përshkallëzimi i konfliktit dhe është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë me municion luftarak, që dyshohet se e posedonte shtetasi P. N., 67 vjeç, banues ne Merqi, Lezhë.

Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi u gjet edhe një sasi municioni luftarak.

Në përfundim te veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhe bënë arrestimin ne flagrancë të shtetasit P. N., për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

konflikt ne lezhe pjeter nika

Sondazh

Poll