Art&Argëtim

VIDEO/ Incident në Eurovision 2024, përfaqësuesi holandez mund të humbë finalen, pamjet nga konferenca zbulojnë shkakun

Këngëtari holandez humbi vendin e tij në provën e parafundit të spektaklit në Malmo të Suedisë të premten.

10 Maj 2024, 16:44 Nga S.B
VIDEO/ Incident në Eurovision 2024, përfaqësuesi holandez mund
Joost Klein

SUEDI- Përfaqësuesi holandez Joost Klein në Eurovizion dhe kënga 'Euro-Papa' është vënë së fundmi nën hetim nga Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) për shkak të "një incidenti të pashpjeguar" dhe nuk do të bëjë prova deri në një njoftim tjetër.

Këngëtari holandez humbi vendin e tij në provën e parafundit të spektaklit në Malmo të Suedisë të premten. Mediat e huaja raportojnë se ende nuk është e qartë nëse Klein do të shfaqet në finalen e madhe të së shtunës.

EBU tha në një deklaratë: Aktualisht jemi duke hetuar një incident të raportuar tek ne që përfshin artistin holandez. Ai nuk do të bëjë prova deri në një njoftim tjetër. Nuk kemi asnjë koment të mëtejshëm për momentin dhe do të përditësojmë në kohën e duhur.

Ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur saktësisht mirëpo, dje Golan, e cila përfaqëson Izraelin, nuk mori trajtimin më të mirë nga Klein. Teksa iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, gjatë konferencës për shtyp të dhënë nga artistët pas performancës së tyre, Golan mori një pyetje që shkaktoi reagime.

“A mendoni se pjesëmarrja juaj në garë mund të rrezikojë përfaqësuesit e tjerë të vendeve, për shkak të asaj që po ndodh në Izrael për momentin?”, e pyeti gazetarja.

Ndërsa Eden Golan përgjigjej, pranë saj ishte ulur përfaqësuesi i Holandës. Ai shfaqet me një bluze të kuqe në kokë por në një moment e heq dhe reagon ashpër ndaj Golan.

“Besoj se EBU po merr të gjitha masat e nevojshme për ta bërë këtë ngjarje një vend të sigurt ku të gjithë mund të mblidhen. Pra, mendoj se është e sigurt për të gjithë”, vazhdoi Eden Golan.

eurovision

Sondazh

Poll