Bota

VIDEO/ Me çekiç në dorë, aktivistët e "Just Stop Oil" dëmtojnë xhamin mbrojtës ku mbahet "Magna Carta"

Grupi i fushatës për klimën tha se 82-vjeçari, Sue Parfitt,  dhe një profesoreshë biologjie 85-vjeçare në pension, Judy Bruce  hynë në bibliotekë dhe thyen xhamin rreth dokumentit historik.

10 Maj 2024, 14:34 Nga N.F
VIDEO/ Me çekiç në dorë, aktivistët e "Just
Të moshuarit

ANGLI- Dy aktivistë të grupit mjedisor britanik "Just Stop Oil" thyen xhamin e kutisw ku mbahej "Magna Carta" në bibliotekën britanike. Grupi i fushatës për klimën tha se 82-vjeçari, Sue Parfitt,  dhe një profesoreshë biologjie 85-vjeçare në pension, Judy Bruce  hynë në bibliotekë dhe thyen xhamin rreth dokumentit historik.

Sipas “Just Stop Oil”, ata më pas shpalosën një pankartë ku shkruhej “qeveria po shkel ligjin”. Sipas Sky News, Biblioteka Britanike në Londër ka dy nga katër kopjet e mbijetuara të Magna Carta-s, ndërsa pjesa tjetër janë në katedralet Lincoln dhe Salisbury. I lëshuar në qershor 1215, ishte dokumenti i parë që vinte me shkrim parimin se mbreti dhe qeveria e tij nuk ishin mbi ligjin.

Në një deklaratë, Biblioteka Britanike konfirmoi se dy persona sulmuan vitrinën e xhamit të fortë që përmbante Magna Carta në galerinë e thesarit të bibliotekës.

“Ekipi i sigurisë së bibliotekës ndërhyri për të parandaluar dëmtimin e mëtejshëm të vitrinës, i cili ishte minimal. Policia është njoftuar dhe vetë Magna Carta mbetet e paprekur”, tha biblioteka.

Magna Carta

Magna Carta është një kartë angleze, e lëshuar fillimisht në 1215. Ajo konsiderohet si një nga dokumentet më të rëndësishme në historinë e demokracisë dhe shtetit të së drejtës.

Fillimisht u shkrua për shkak të mosmarrëveshjeve midis Papa Inocent III, Mbretit John të Anglisë dhe baronëve anglezë në lidhje me të drejtat e mbretit. Magna Carta i kërkoi Mbretit të hiqte dorë nga disa të drejta, të respektonte procesin ligjor dhe të pranonte se ai do të ishte i detyruar nga ligjet dhe do të mbronte të drejtat e nënshtetasve të Mbretit, veçanërisht kundër burgimit të paligjshëm.

magna carta aktiviste angli

Sondazh

Poll