Bota

SHBA/ Dy studentet zgjidhën një enigmë matematikore që konsiderohej e pamundur për 2000 vjet

Dy vajzat morën pjesë në takimin dyvjeçar të Shoqatës Amerikane të Matematikës në Gjeorgji, ku ia zbuluan grupit gjetjet e tyre.

10 Maj 2024, 13:50 Nga M.B
SHBA/ Dy studentet zgjidhën një enigmë matematikore që
Studentet

SHBA- Dy studente në SHBA, Calcea Johnson dhe Ne’Kiya Jackson, arritën të vërtetojnë teoremën e Pitagorës bazuar në trigonometri. Dy vajzat morën pjesë në takimin dyvjeçar të Shoqatës Amerikane të Matematikës në Gjeorgji, ku ia zbuluan grupit gjetjet e tyre. Në këtë takim morën pjesë edhe studiues të matematikës nga disa universitete amerikane, si Alabama, Georgia, Luiziana State, Ohio State dhe Oklahoma, dhe dy vajzat ishin të vetmet studente që morën pjesë.

Gjatë bisedës së tyre, Johnson dhe Jackson folën për gjetjen e tyre dhe shpjeguan se si zbuluan një provë të re të teoremës së Pitagorës. Kjo teoremë e veçantë është e njohur për shumicën e njerëzve dhe sipas saj shuma e katrorëve të dy brinjëve më të vogla të një trekëndëshi kënddrejtë është saktësisht e barabartë me katrorin e hipotenuzës.

Ata që u përpoqën të provonin këtë teoremë bazuar në trigonometrinë dështuan sepse mendonin se çdo provë do të duhej të ishte rrethore. Dy studentet shpjeguan se nuk është kështu. Konkretisht, ato thanë: “Në leksionin tonë ne paraqesim një provë të re të teoremës së Pitagorës bazuar në një rezultat themelor të trigonometrisë – ligjin e sinusit – dhe tregojmë se prova është e pavarur nga identiteti i trigonometrisë së Pitagorës \sin^2x +\ cos^2x = 1”.

teorem e pitagores

Sondazh

Poll