Bota

Rohde: Agjenda në KiE mund të ndryshohet në minutën e fundit, sa më shpejt që Kosova merr vendim aq më realist anëtarësimi

Rohde tha se sa më shpejt që Kosova ndërmerr një vendim “të guximshëm” aq më realiste bëhet arritja e mbështetjes.

10 Maj 2024, 14:08 Nga N.F
Rohde: Agjenda në KiE mund të ndryshohet në minutën e
Rohde

KOSOVË- Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde është shprehur së fundmi  se agjenda e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Europës mund të ndryshohet edhe në minutën e fundit. Kosova deri më tani nuk është futur në agjendën e mbledhjes së 17 majit ku kishte pritje se mund të hidhej në votim kërkesa për anëtarësim.

Rohde tha se sa më shpejt që Kosova ndërmerr një vendim “të guximshëm” aq më realiste bëhet arritja e mbështetjes.

“Agjenda për mbledhjen e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Europës mund të ndryshohet edhe në minutën e fundit. Por sa më shpejt që Kosova të marrë një vendim të guximshëm, aq më realiste është  arritja e 2/3 së shumicës për t’iu bashkuar Këshillit të Europës!”, ka shkruar Rohde në X.

Një zëdhënës i Këshilli të Europës i ka thënë më herët se Kosova në këtë fazë nuk është futur në agjendën e Komitetit të Ministrave dhe kishte deklaruar se puna e këtij komiteti është konfidenciale.

rohde kosove kie

Sondazh

Poll