Bota

Zelensky uron presidenten e zgjedhur të Maqedonisë së Veriut: Vlerësojmë mbështetjen e Shkupit në luftën kundër Rusisë

Urimin Zelensky e bëri nëpërmjet platformës "X".

10 Maj 2024, 14:08 Nga M.B
Zelensky uron presidenten e zgjedhur të Maqedonisë së Veriut:
Volodymyr Zelensky

UKRAINA- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka uruar për zgjedhjen në detyrë si presidente e ardhsme e Maqedonisë së Veriut, për Gordana Siljanovska Davkovën. Urimin Zelensky e bëri nëpërmjet platformës "X".

Në urim, Zelensky para së gjithash falënderoi për mbështetjen e Shkupit zyrtar për Ukrainën kundër pushtimit rus. Ai gjithashtu shprehu shpresën se partneriteti dhe bashkëpunimi mes dy vendeve do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Sondazh

Poll