Bota

Tërmet i fuqishëm në brigjet e Tajvanit, lëkundjet ndihen dhe në Japoni

Tërmeti ka tronditur ndërtesat e kryeqytetit Taipei, ndërsa në brigjet e qarkut Hualien kishte një thellësi prej 10 kilometrave.

10 Maj 2024, 12:24 Nga M.B
Tërmet i fuqishëm në brigjet e Tajvanit, lëkundjet ndihen
Foto ilustruese

TAJVAN- Një tërmet me magnitudë 5.8 ka goditur brigjet lindore të Tajvanit. Tërmeti ka tronditur ndërtesat e kryeqytetit Taipei, ndërsa në brigjet e qarkut Hualien kishte një thellësi prej 10 kilometrave. Bëhet e ditur se kjo lëkundje është ndjerë edhe në Japoni.

Tajvani shtrihet pranë kryqëzimit të dy pllakave tektonike dhe është i prirur ndaj lëkundjeve. Ai është goditur së fundmi nga një tërmet me magnitudë 7.2, më i fuqishmi në 25 vitet e fundit, e që la të vdekur 17 persona.

Gjithashtu, më shumë se 100 njerëz u vranë në një tërmet në jug të Tajvanit në vitin 2016, ndërsa një tjetër me magnitudë 7.3 vrau më shumë se 2,000 njerëz në vitin 1999.

 

termet ne tajvan

Sondazh

Poll