Bota

Po ndryshon politikën për Ukrainë? Zvicra: Të jesh neutral nuk do të thotë të jesh indiferent

Por, Ministria e Jashtme zviceriane tha se neutraliteti i Zvicrës është i vazhdueshëm dhe nuk do të ndikohet nga konferenca.

10 Maj 2024, 10:27 Nga M.B
Po ndryshon politikën për Ukrainë? Zvicra: Të jesh neutral
Foto ilustruese

ZVICRA- Samiti i ardhshëm i paqes për Ukrainën, oferta më ambicioze në vite nga Zvicra neutrale, thuhet se tregon se si interesat ekonomike e të sigurisë zviceriane përputhen me Evropën Perëndimore. Ministria e Jashtme zviceriane tha për Reuters se neutraliteti i Zvicrës është i vazhdueshëm dhe nuk do të ndikohet nga konferenca.

“Por të jesh neutral nuk do të thotë të jesh indiferent. Zvicra dënon fuqishëm agresionin e Rusisë kundër Ukrainës. Jashtë sferës ushtarake, e drejta për neutralitet nuk pengon solidaritetin dhe mbështetjen për Ukrainën dhe popullin e saj”, shtoi ministria.

Bëhet e ditur se samiti do të përqendrohet në çështje me interes global si siguria bërthamore, liria e lundrimit, sigura ushqimore dhe çështjet humanitare. Edhe pse Rusia nuk është e ftuar, Zvicra thotë se ajo duhet të përfshihet në proces.

Madje, Berna u ka kërkuar mbi 160 delegacioneve t’u bëjnë presion për pjesëmarrje edhe aleatëve rusë duke përfshirë Kinën, e cila thuhet se ende po e shqyrton pjesëmarrjen. Mbështetja evropiane për samitin po forcohet, me kancelarin gjerman Olaf Scholz që ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij, dhe liderë të tjerë nga Spanja, Polonia e Finlanda.

zvicra ukraina

Sondazh

Poll