Aktualitet

Përplasi me motor një 75-vjeçar, AMP vë në pranga policin në Vlorë

Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor të “Lungomares”, ndërsa raportohet se i plagosur ka marrë dëmtime të rënda në kokë.

10 Maj 2024, 12:06 Nga r.ll
Përplasi me motor një 75-vjeçar, AMP vë në pranga
amp

VLORË- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka vënë në pranga një 40-vjeçar punonjës policie në Vlorë, i cili ka përplasur me motomjetin e tij një 75-vjeçar.

Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor të “Lungomares”, ndërsa raportohet se i plagosur ka marrë dëmtime të rënda në kokë. Efektivi i policisë akuzohet për kryerjen e veprës penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

NJOFTIMI I AMP: 

Vlorë/ AMP arreston punonjësin e policisë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë-Gjirokastër) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë së Njësisë Speciale të Kufirit dhe Emigracionit “Delta“ Radhimë, Inspektor E. B., 40 vjeç, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Arrestimi i punonjësit të policisë u krye pasi rreth orës 14:00 datë 09.05.2024, duke lëvizur me motomjetin e tij, ka aksidentuar në vendin e quajtur “Ish-Aulona”, në aksin rrugor të “Lungomares”, shtetasin me iniciale N. RR., 75 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime të rënda në kokë.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë për veprime të mëtejshme proceduriale.

amp aksident ne vlore

Sondazh

Poll