Aktualitet

Transportonte me furgon 900 fidanë kanabisi, vihet në pranga 24 vjeçari në Shkodër

Policia ka asgjësuar kubikët dhe vazot me fidanë, si dhe janë sekuestruar dy automjetet tip “Mercedes Benz” dhe 4 celularë.

10 Maj 2024, 11:23 Nga r.ll
Transportonte me furgon 900 fidanë kanabisi, vihet në pranga 24
fidanet e kanabisit

SHKODËR- Një 24-vjeçar në Shkodër është arrestuar pasi u kap duke transportuar me furgon, rreth 900 kubikë dhe vazo me fidanë kanabisi, me qëllim kultivimin. Ndalimi dhe arrestimi i tij u bë në aksin rrugor “Hani i Hotit-Shkodër”.

Gjithashtu edhe 3 shtetas të tjerë u kapën në flagrancë, teksa monitoronin me automjet, aksin rrugor ku kalonte furgoni, për të shmangur shërbimet e Policisë.

Policia ka asgjësuar kubikët dhe vazot me fidanë, si dhe janë sekuestruar dy automjetet tip “Mercedes Benz” dhe 4 celularë.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Vijon me intensitet plani operacional policor, për parandalimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Ngarkesa”.

Transportonte me furgon, rreth 900 kubikë dhe vazo me fidanë cannabisi, me qëllim kultivimin, arrestohet në flagrancë, në aksin rrugor “Hani i Hotit-Shkodër”, 24-vjeçari.

Në pranga dhe 3 bashkëpunëtorët e 24-vjeçarit, të cilët monitoronin rrugën ku kalonte furgoni.

Asgjësohen kubikët dhe vazot me fidanë, si dhe sekuestrohen 2 automjetet tipe “Mercedes Benz” dhe 4 celularë.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin e Qarkullimit Rrugor dhe me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, të DVP Shkodër, të mbështetur në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kapën në flagrancë dhe arrestuan shtetasit N.N., 24 vjeç dhe N.N., 26 vjeç, vëllezër, të dy banues në fshatin Postribë, si dhe shtetasit S.L., 21 vjeç dhe I.L., 30 vjeç, vëllezër, të dy banues në Shkodër.

Në furgonin që drejtonte 24-vjeçari u gjetën rreth 900 kubikë dhe vazo me fidanë cannabisi, të cilat po transportoheshin me qëllim kultivimin. 3 shtetasit e tjerë u kapën në flagrancë, teksa monitoronin me automjet, aksin rrugor ku kalonte furgoni, për të shmangur shërbimet e Policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

policia e shkodres

Sondazh

Poll