Aktualitet

Vinçi që u shkëput e mori me vete/ I riu që humbi jetën në Shëngjin ishte i pasiguruar, punonte në një shtesë që po ndërtohej pa leje

Në lidhje me ngjarjen janë shpallur në kerkim 3 persona, ndërsa vijojnë hetimet për të parë veprimet e IVMT, IKMT dhe Policisë së Shtetit për këtë ndërtim.

10 Maj 2024, 10:02 Nga r.ll
Vinçi që u shkëput e mori me vete/ I riu që humbi
emiljano frroku

SHËNGJIN- Një 28-vjeçar ka humbur jetën ditën e djeshme në Shëngjin pasi ka rënë nga lartësia e një pallati në ndërtim ku ai po punonte.  Sipas raportimeve, Emiljano Frroku ishte i pasiguruar dhe po punonte në një shtesë që po ndërtohej pa leje.

Rreth orës 07:30 të mëngjesit, i riu ka qenë duke ngjitur vinçin i cili është shkëputur dhe e ka marrë me vete dhe ka rënë poshtë bashkë me të. Objekti ishte në ndërtim e sipër, por sipas raportimeve kati i 9-të dhe i 10-të, ku Frroku po punonte po ndërtoheshin pa leje.

Në lidhje me ngjarjen janë shpallur në kerkim 3 persona, ndërsa vijojnë hetimet për të parë veprimet e IVMT, IKMT dhe Policisë së Shtetit për këtë ndërtim. Sipas Inspektoriatit të Punës, i riu që humbi jetën ishte i pasiguruar ndërsa nuk bëhen publike se kush ishte firma me të cilën punonte viktima.

emiljano frroku vdekje ne shengjin

Sondazh

Poll