Aktualitet

DETAJE/ Brahimi la Emiratet e Bashkuara për të festuar Pashkët në Greqi me familjen, bashkëshortja: Kishte armiq në Shqipëri

Sulmi ka ndodhur pak pas orës 21:30 të mbrëmjes në kryqëzimin e rrugëve Messolongiou dhe Tsaldari. Viktima ndodhej brenda në makinën e parkuar, së bashku me bashkëshorten e tij, ndërsa në një distancë jo shumë larg 7 – 8 metra ka qenë djali i tyre i vogël i cili po luante në një park lojrash.

10 Maj 2024, 11:42 Nga r.ll
DETAJE/ Brahimi la Emiratet e Bashkuara për të festuar Pashkët
roan brahimi

GREQI- Vijojnë të zbardhen detaje të reja pas atentatit të bërë mbrëmjen e djeshme në Athinë ndaj 32-vjeçarit shqiptar Roan Brahimi alias Sidorel Prendi. Brahimi kishte ardhur në Greqi për Pashkë nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe qëllimi i tij ishte të vizitonte bashkëshorten dhe djalin e vogël 7 vjeç, të cilët jetonin në Virona të Athinës, pranë vendit ku ndodhi ngjarja e rëndë, raportojnë mediat greke. Burimet bëjnë gjithashtu me dije se çifti dyshohet se zotëronte edhe një banesë tjetër në Athinë. Në Greqi, Brahimi rezulton me skedë të pastër penale, ndërkohë që bashkëshortja e tij është shprehur për grupin hetimor se ai kishte armiq në Shqipëri.

Sulmi ka ndodhur pak pas orës 21:30 të mbrëmjes në kryqëzimin e rrugëve Messolongiou dhe Tsaldari. Viktima ndodhej brenda në makinën e parkuar, së bashku me bashkëshorten e tij, ndërsa në një distancë jo shumë larg 7 – 8 metra ka qenë djali i tyre i vogël i cili po luante në një park lojrash.

Roan Brahimi është një nga personat që dyshohet se ka pasur gisht në antetatin ndaj Ylli Ibrahimit, ku vdiq Klisman Preçi. Roan Brahimi është shpallur në kërkim për terrorin që shkaktuan në një lokal në Zejmen të Lezhës ku u futën të armatosur me kallashnikov duke kërkuar pronarin, ngjarje e ndodhur në vitin 2021. Sipas dokumentave sekrete të policisë, gjithçka thuhet se lind pas një konflikti që Roan Brahimi kishte me Ylli Brahjan. Ky i fundit, sipas dokumentave të prokurorisë, mendohet se e ka çuar Roan Brahimin në një nga bazat ku ishin Ervis Martinaj dhe njerëzit e tij të besuar. Bazë që ndodhet në afërsi të Fushë Kuqes, ku mendohet se Rohan Brahimi është dhunuar në mënyrë barbare. E gjitha kjo për borxhet që lidheshin me lojërat e fatit. Roan Brahimi po ashtu dyshohet se ka qenë i përfshirë në atentatin ndaj Brilant Martinaj, kushëriri i Ervis Martinajt.

roan brahimi vrasje ne athine

Sondazh

Poll