Aktualitet

Foto/ Forcat e Armatosura hapin çadrat, ja ku do të strehohen të prekurit nga tërmeti i fuqishëm

26 Nëntor 2019, 11:45 Nga DOSJA
Foto/ Forcat e Armatosura hapin çadrat, ja ku do të strehohen

SHQIPËRI– Ka nisur ngritja e çadrave nga Forcat e Armatosura në mënyrë që të bëhet i mundur strehimi i të gjithë banorëve të prekur nga tërmeti i fuqishëm.

Në fotot e publikuara nga Forcat e  Armatosura të Shqipërisë shihet që ka nisur puna për ngritjen e çadrave.

Fillimisht çadrat janë hapur në Fushë-Krujë dhe Durrës, por duke parë sasinë e personave të prekur nga tërmeti dhe numrin e biktimave të shkaktuara nuk dimë të themi nëse këto çadra janë të mjaftueshme.

Shqipëria është tronditur nga një tërmet i fuqishëm në orët e para të mëngjesit të sotëm. Mësohet se epiqendra e tërmetit me magnitudë 6.4 gradë të shkallës righter ka qenë në Durrës por është ndjerë në të gjithë vendin. Dëmet materiale janë të panumërta ndërkohë që deri më tani janë raportuar 13 viktima.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet forcat e armatosura shqiptare hapen cadrat per te prekurit nga termeti termet i forte ne shqiperi termet ne shijak forcat e armatosura shqiptare hapen cadrat per te prekurit nga termeti termet i forte ne shqiperi termet ne shijak

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Nëntor 2019, 10:52

TIRANË- Teksa gjendja në vend pas lëkundjes së fuqishme të tërmetit mëngjesin e kësaj  të marte raportohet teje e rëndë  me 13 viktima dhe 600 të plagosur,...